Teatri ka shpallur konkurs për punësim me kohë të caktuar deri 31.12.2-21.
Më poshtë janë kushtet cilat duhet plotësuar si dhe dokumentacionin e nevojshëm. Neto rroga është 30.314 denarë, përcjell Schoolture.info.
SHPALLJE PUBLIKE
për punësim në kohë të caktuar NR.02/2021
IN TEATRI SHQIPTAR Shkup ka nevojë për punësim në kohë të caktuar deri më 31.12.2021 të dhënësve të shërbimeve publike:
1. KUL 0304 A06 001 aktor i grupit të katërt… katër (4) realizues
Kandidati duhet t’i plotësoj këto:
Kushte të përgjithshme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jetë i moshës madhore;
– të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës; dhe
– me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
Kushte të veçanta:
– niveli i arsimit 240 kredi sipas EKTS ose të ketë të mbaruar nivelin VII/1 Artet Dramatike (drejtimi aktor) / shkollim i mesëm;
– përvoja e punës: deri në një (1) vjet në lëmi; dhe
– niveli më i lartë i njohjes së gjuhës shqipe.
Orari i punës:
– ditë pune: sipas programit të institucionit;
– orari javor i punës: 40 orë.
Neto rroga mujore:
30.314 denarë.
Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes për punësim:
Fletëparaqitja për punësim dorëzohet më së voni 15 ditë nga publikimi i shpalljes.
Forma e Fletëparaqitjes për punësim mund të merret në IN TEATRI SHQIPTAR Shkup çdo ditë pune nga ora 11.00 – 14.00 ose të kërkohet përmes postës elektronike teatrishkup@gmail.com.
Fletëparaqitja dorëzohet në letër në arkivin e IN TEATRI SHQIPTAR Shkup çdo ditë pune nga ora 11.00 – 14.00 ose përmes postës në adresën rr.Nikolla Martinovski nr.41, 1000 Shkup. Me fletëparqitjen dorëzohen edhe dëshmitë për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta:
– vërtetim për shtetësinë (jo më i vjetër se 6 muaj);
– kopje e letër njoftimit;
– vërtetim mjekësor për gjendjen e përgjithshme shëndetësore (jo më i vjetër se 6 muaj);
– vërtetim se nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës (jo më i vjetër se 6 muaj);
– dëshmi për kryerjen e shkollimit përkatës (origjinal ose kopje e verifikuar në noter);
– dëshmi për përvojën e punës.
Mënyra e realizimit të procedures për përzgjedhje:
Procedura për përzgjedhje përbëhet nga përzgjedhja administrative dhe audicioni. Kandidatët të cilët me suskes do të kalojnë përzgjedhjen administrative ftohen në audicion për të kontrolluar aftësitë artistike të kandidatit.