Diçka papritur ‘ia preku’ këmbët e tij, ‘surfisti’ australian kishte shkelur mbi një peshkaqen

Një ‘sërfist’ nga Australia shpëtoi pa lëndime, pavarësisht se shkeli mbi një peshkaqen.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, incidenti që ndodhi kohët e fundit, u kap nga një dron në Bondi Beach në lindje të Sidney.

Në pamjet e mëposhtme, ‘sërfisti’ dhe peshkaqeni mund të vërehen vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, pas “takimit” të tyre.

Papritmas, ai kërcen nga dërrasa për në oqean, dhe vëren se këmbët e tij shkelin në majë të një peshkaqeni.

Pas kësaj, peshkaqeni u largua, me sa duket i tronditur nga “takimi i pabesueshëm”.

“Ai dukej se kërceu nga bordi i tij pikërisht në majë të peshkaqenit, dhe kërceva për një moment”, tha fotografi i dronit, Toby Nicol.

“Do të më pëlqeja të bisedoja me ‘sërfistin’… do të ishte mirë të shihja nëse ai e dinte se shkeli mbi një peshkaqen”, shtoi ai. /Telegrafi/