Filmat ndërkombëtarë në ‘Oscar’, publikohet lista me 15 filmat më të mirë, dominojnë europianët

Akademia e Çmimeve ka bërë publike listën me 15 filmat më të mirë ndërkombëtarë, ku përfshihen shumë filma europianë.

Një nga favoritët është produksioni danez “Another Round”, i përzgjedhur edhe për Festivalin e Filmit në Kanë që nuk u zhvillua, një sukses mes shikuesve dhe kritikëve.

Shumë filma europianë gjithashtu kanë lënë shenjën e tyre në vitin 2020, përfshi këtu dokumentarin “Collective” për skandalin politik në Rumani që rrëzoi qeverinë 5 vite më parë, pas një zjarri në një diskotekë.

Një tjetër pretendent kryesor është filmi i parë nga një regjisor italian që garon nën ngjyrat franceze, “Two of us”

Historia e dy grave në pension, të cilat jetojnë në të njëjtin kat dhe që ushqejnë ndjenja për njëra-tjetrën prej 20 vitesh. Por sëmundjet dhe paragjykimet e vendosin në rrezik këtë histori dashurie… Një film plot fuqi dhe emocion.

SOT Filippo Meneghetti, regjisor, skenarist

“Mendoj se është një histori për vetëcensurimin dhe mënyrën si e shohim veten, që bazohet mbi atë që shoqëria dhe familja na kanë mësuar.

Mendoj se të gjithë ne po e përjetojmë këtë, pavarësisht orientimit seksual, pavarësisht eksperiencës jetësore. Mund t’ia mbyllësh derën shoqërisë dhe ata mos të të shohin më, por nuk mund t’i mbyllësh sytë ndaj vetes”, thotë Filippo Meneghetti, regjisor, skenarist.

Të tjerë filma që kanë tërhequr vëmendjen janë prodhimi boshnjak “Aida, Quo Vadis?”, që rikujton dramën e Srebrenicës gjatë Luftës së Ballkanit në vitet ’90, në zemër të Europës.

Ndërkaq, lista me 5 filmat më të mirë që do të garojnë për çmimin final ‘Oscar’ do të bëhet publike më 15 mars.