Në fshatin Kamjan të Komunës së Bogovinës, është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës. Ndërtimi i këtij objekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe nga vet Komuna e Bogovinës, shkruan gazeta KOHA.
Kryetari i Komunës, Albion Xhemaili faleminderoi Ministrinë e Kulturës për investimin dhe tha se kjo shtëpi do të shërbejë për aktivitete të ndryshme kulturore, duke nënvizuar se kultura do të ndikoj në ngritjen e vetëdijes kulturore dhe të një shoqërie të shëndoshë.
Ai mes tjerash theksoj se edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm do të mundohet që të ndajë mjete për këtë objekt kulturor. Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, theksoi se ai dhe ekipi i tij po mundohen me çdo kusht që të decentralizojnë kulturën duke krijuar objekte kulturore edhe në komunat rurale.
Ai mes tjerash tha se një ëndërr e kamotshme e këtyre banorëve po bëhet realitet duke cilësuar se kjo ka qenë edhe dëshirë e paraardhësit të tij, Asaf Ademit. Ismaili, tha se ky investim është mbështetur nga Ministria e Kulturës me 25 milionë denarë.