Shkup, u mbajt Festivali i Këngës Popullore dhe Qytetare “Lyra”

Në sallën e Shtëpisë së Armatës në Shkup mbrëmjen e djeshme u mbajt Festivali i Këngës Popullore dhe Qytetare “Lyra”.

Festivali është organizuar nga shoqata e muzikantëve dhe artistëve shqiptarë “Lorenc Antoni”. Koordinator i tërë projektit ka qenë Emin Salihi, i cili njihet për punën e palodhshme të tij në sferën e kulturës.

Në këtë mbrëmje performancat e tyre patë artistët: Arshik Miftari, Filonid Aliu, Arsihana Luçi, Hana Palloshi dhe Donika Domazeti.

Gjatë mbrëmjes, u performuan shumë këngë të vjetra popullore dhe qytetare.

Festivale të tilla, gjithmonë kanë qenë dhe mbetën frymëzim për ardhmërinë e kësaj shoqërie, për të mos devijuar rrugën drejtë muzikës së mirëfilltë. Andaj, është e udhës dhe shpresojmë që festivale të tilla të ketë sa më shumë në qytetin e Shkupit.

Ide dhe mendime të tillë japin shpresë për ditë të mira të kulturës shqiptare.

Organizimi i Festivalit është mbështetur nga Ministria e Kulturës. /Schoolture.info/