Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në hapësirat e Ministrisë së Kulturës realizoi takim pune me një pjesë të pjesëmarrësve në Edicionin e 13-të të këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “Skupi”, i cili do të mbahet nga 28 deri më 31 gusht. Në takim, në të cilin morën pjesë edhe drejtori i manifestimit, BurhanedinSali, ministri i Kulturës u uroi edicion të suksesshëm të festivalit.
Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “Skupi” është organizuar nga ansambli “Tingujt e Karshiakës” dhe është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Në edicionin e sivjetëm do të shfaqen ansamblet vendore dhe ansamblet folklorike nga Azia dhe Evropa, përkatësisht nga: Shqipëria, Turqia, Kosova, Kroacia, Sllovakia, Kirgizistani. Nga 28 deri më 31 gusht, koncerte do të mbahen në disa komuna në Qytetin e Shkupit, si dhe në Tetovë.