Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Në tre gjimnazet në rajonin e Dibrës janë regjistruar vetëm 114 nxënës në vitin e parë

Në tre shkollat e mesme komunale, aq sa janë në rajonin më të gjerë të Dibrës, deri sot janë mbushur vetëm 114 nga 544  vendet e parapara të nxënësve për vitin e parë në vitin shkollor 2019/2020.

Në SHF “28 Nëntoi” në Dibër, sipas sekretarit të shkollës Shabam Alajbegu , me Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është paraparë kuotë prej 340 vendeve të nxënësve, ndërsa janë regjistruar 84 nxënës, të  gjithë për drejtimin e gjimnazit.

Prej tyre, 25 për mësim në gjuhën maqedonase nga 102 vende të parapara dhe 59 për gjuhën shqipe nga 238 vendet e parapara. Për paralelen me drejtim ndërtimtari-gjeodet në gjuhën shqipe nuk është paraqitur asnjë nxënës.

“Në gjimnazin ‘Mavrovë-Rostushe’ në Rosrtushe janë paraparë 102 vende për vitin e parë, të gjithë për mësim në gjuhën maqedonase. Janë regjistruar 16 nxënës”, deklaroi Boshko Bozhinovski, sekretar në gjimnaz,

Drejtori i gjimnazit “ATA” në Qendrën Zhupa, Aqif Selmani, thotë se interesim për regjistrim edhe tek ta është i dobët. Për paralelen në gjuhën maqedonase është regjistruar vetëm një nxënës, nga 34 vendet e parapara, ndërsa për mësim në gjuhën turke 13 nga 68 vendet e parapara.

Nga tre shkollat theksojnë se regjistrimi vazhdon dhe se u japin mundësi për regjistrim edhe nxënësve që e kanë përfunduar shkollën fillore me sukses më të dobët. Megjithatë, kuota e paraparë nuk do të mbushet, para së gjithash për shkak të emigracionit, ndërsa edhe pasi që gjysmëmaturantët regjistrohen në shkolla të mesme profesionale në shtet.