Në Shkup sot janë promovuar dy librat e autorit Rilind Dauti, “Paradiplomacia në Ballkanin Perëndimor” dhe “Vizitë Kipcit”. Gjatë promovimit u tha ndër të tjera se libria Paradiplomacia padyshim që është një kontribut i madh në definimin e rolit të paradiplomacisë në arritjen e interesave të rajoneve të caktuara në kuadër të shteteve kombe MEDINA 2
Në hapësirat e “Çifte hamam” Shkup sot janë promovuar dy librat e rinj të autorit Rilind Dauti, “Paradiplomacia në Ballkanin Perëndimor” dhe “Vizitë Kipcit”. Gjatë këtij aktiviteti të organizuar në kuadër të Klubit të Intelektualëve të Dërvenit, Dauti se dëshira kryesore e tij është që njerëzit të frymëzohen dhe të nxiten që krijojnë gjëra të ngjashme.
RILIND DAUTI, AUTOR
“Në veçanti, për paradiplomacinë, është thënë pak në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Kjo për mua ishte një sfidë dhe një mundësi që të krijoj diçka të re, siç na ka mësuar te lënda Metodat e kërkimit në Shkencat Shoqërore, prof dr. Ali Pajaziti, që të sjellim diçka të re”.
ProfesorAli Pajaziti tha se paradiplomacia është një term inovativ, një risi në terminologjinë e diplomacisë. Ndërsa, nëpërmjet këtij hulumtimi Rilindi ka sjellë një frymë të re në shoqëri.
ALI PAJAZITI, PROFESOR
“Përmes këtij hulumtimi Rilindi hedh dritë mbi fenomonein e paradiplomacisë që përceptohet si aset ose si kërcënim ndaj shtetit sovran, pra është një term që për dikë është në favor ndërsa për dike tjetër është kontra dhe përceptohet si një aktivitet që është destruktiv për shtetet nacionale dhe për të tjerët”.
Gazetari Xhelal Neziri tha se pikërisht tema që ka zgjedhur për këtë libër nuk është një temë aq e prekur, dhe e trajtuar në sferën gjuhësore shqipe, në përgjithësi edhe në Ballkan.
XHELAL NEZIRI, GAZETAR
“Ky libër padyshim që është një kontribut i madh në definimin e rolit të paradiplomacisë në arritjen e interesave të rajoneve të caktuara në kuadër të shteteve kombe. Në këtë hov të globalizimit dhe digjitalizimit, i cili është përshpejtuar sidomos nga paraqitja e internetit shtetet gradualisht po humbin monopolin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.
Publicisti Bardhyl Zaimi tha se Rilindi shkruan gjëra te bukura dhe këto libra janë libra shumë të qëlluara
BARDHYL ZAIMI, PUBLICIST
“Nga fakti se paraqitja e tij në gazetari , shkrimet e tija analitike të botuara në revistën mbarëkombëtare ‘Shenja’, ose të përditshmën koha, dhe jo vetëm në to me të cilat si gazetar i brezit të vet të ri që vjen e kam ndjekur me një interesim vlerësues të veçantë”.
Biznismeni dhe financuesi i këtij aktiviteti Xhemal Dauti tha se çdoherë mundohen t’i përkrahin iniciativat e dobishme të shoqërisë të cilat i sjellin të rinjtë e këtij vendi.
XHEMAL DAUTI, FINANCUES I LIBRIT
“Ne në mënyrë permanente tentojmë t’i përkrahim iniciativat në suaza të mundshme,në kuadër të fondacionit ALBIZ, në sferën e letërsisë, kulturës, shkencave dhe në përgjithësi shoqërore” .
Gjatë fjalës së tyre, folësit theksuar rëndësinë e botimit të librave të ngjashëm, që do të jepnin kontribut të çmuar në temat që trajtojnë.
Medina Ajeti /SHENJA/