Në katër shkolla paralajmërim për bomba

Edhe gjatë ditës së sotme, katër shkolla kanë marrë paralajmërime për bomba, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot rreth orës 9:30, në SPB Shkup është denoncuar se në adresën elektronike të katër shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, zyrtar policor kanë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt”, kanë thënë nga MPB, duke mos precizuar se për cilat shkolla bëhet fjalë.