Tre shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel në Fizikë

Këtë vit Çmimin Nobel për Fizikë do ta ndajnë Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeiling, për punën e tyre në shkencën e informacionit kuantik.

Hans Ellegren, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi, ka zbuluar emrat e fituesve të çmimit në Institutin Karolinska në Stokholm.

Këtë javë ka filluar ndarja e Çmimeve Nobel, ku të hënën shkencëtari suedez Svante Paabo fitoi Çmimin Nobel për Mjekësi, duke arritur të dekodoj sekretet e ADN-së që përmbajnë informacione kyçe për sistemin imunitar.

Në anën tjetër është bërë e ditur se të mërkurën dhe të enjten do të ndahen çmimet për Kimi dhe Letërsi. E të premten do të zbulohet emri i fituesi në fushën e Ekonomisë.

Nuk janë të rralla rastet kur dy apo tre shkencëtarë ndajnë çmimin Nobel në fusha të caktuara siç është rasti më i fundit ai për Fizikë.