Qyteti francez Perier në Normandi do të shpërndajë pallto dimërore për studentët sepse këtë vit shkollat dhe objektet e tjera publike nuk do të ngrohen mbi 19 gradë celsius.
Sipas kryebashkiakut të Perier-it, Gabriel Daube, vendimi për ngrohjen vetëm deri në 19 gradë është pjesë e masave të kursimit të energjisë.
“Kjo është plotësim i një sërë masash për uljen e faturave të energjisë së komunës”, tha Daube për mediat lokale.
Siç ka theksuar ai, çmimi i palltove është rreth 6000 euro për 350 studentë. Sipas tij, investimi do të ketë efekt sepse do të kursejë 10 për qind të shpenzimeve të energjisë, pra rreth 20 mijë euro.
Në kuadër të masave të kursimit në Perrier, ndriçimi publik do të fiket në orën 23:00. Franca, si pjesa tjetër e Evropës, po përballet me një krizë energjetike dhe çmime të larta të energjisë elektrike, gazit dhe karburantit pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Shumica e familjeve, kompanive dhe autoriteteve komunale në Francë i janë bashkuar masave për kurisimin e energjisë. Ata vendosën të fikin dritat në dyqane dhe objekte publike rreth mesnatës dhe të reduktojnë ngrohjen brenda. /TRT Balkan/