Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Ç’JEMI

Poezi nga: Rabindranath Tagore
Përktheu: Maksim Rakipaj
Erë që fryn jemi,
fllad i lehtë që fryn në muret
e qiellit pafund.
Pluhur jemi dhe erëmim bari,
lulesh, me erën e detit përzjerë
me hënën, natën, ditën,
kohën që rend
e përqark saj hedh
farën e kujtimeve.
Flatra në fluturim jemi, prej kohësh,
qysh nga zhytje e parë në ajër
deri tek ëndrra e fundit
që në zemër na vjen
kur një yll
na i dhuron.