LetërsiÇ’JEMI 08/05/2020 - by E M Poezi nga: Rabindranath Tagore Përktheu: Maksim Rakipaj Erë që fryn jemi, fllad i lehtë që fryn në muret e qiellit pafund. Pluhur jemi dhe erëmim bari, lulesh, me erën e detit përzjerë me hënën, natën, ditën, kohën që rend e përqark saj hedh farën e kujtimeve. Flatra në fluturim jemi, prej kohësh, qysh nga zhytje e parë në ajër deri tek ëndrra e fundit që në zemër na vjen kur një yll na i dhuron.