VAZHDON TRADITA/ Në Bojanë u mbajt “Festivali i rrushit”

Sot u mbajt “Festivali i rrushit” në Bojanë.

Në këtë event të pranishëm ishin edhe ambasadori Hungarez z. Laslo Duks, ambasadori Sllovak z. Henrik Markus, ambasodori Shqipëtar z. Fatos Reka, zv. Ministri për Transport dhe Lidhje z. Bekim Rexhepi, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë z. Rexhail Ismaili, z. Hamim Dauti, z. Imer Selmani, z. Hashim Ajdini, z. Mujdin Ibrahimi dhe shumë personazhe nga fusha të ndryshme të interesuar për festivalin.

Përveç mbështetjes finansiare për organizimin e festivalit, Kreu i Sarajit Bexheti tha se planifikon mbështetje edhe për vreshtarët e kësaj zone dhe institucioni komunë të jet urë lidhëse ndërmjet vreshtarëve dhe Ministrisë së bujqësisë që të mund të shfrytëzojnë subvencionet për mbjellje dhe beneficione tjera nga shteti, me qëllim që të risim prodhimin e rrushit por të stimulojmë edhe vreshtarë të ri.