Thënie briliante nga libri “Alkimisti”

Edhe pse nuk kishte pasur sukses menjëherë pas publikimit, “Alkimisti” shumë shpejt ishte bërë një libër bestseller.

Shpeshherë i përshkruar si “përrallë e mahnitshme, metaforë e jetës” ose “histori simpatike”, libri i shkruar nga Paulo Coelho është përkthyer në më shumë se 70 gjuhë.

Libri e tregon historinë e një djaloshi bari i cili e fillon një rrugëtim në kërkim të një thesari te piramidat e Egjiptit pasi që sheh ëndrra për të vazhdimisht. Aventura e këtij djaloshi përfundon duke gjetur ai më shumë pasur sesa ç’kishte shpresuar më herët.

Ky libër ka të bëjë më shumë për gjetjen e fatit të një personi. I tërë rrugëtimi i djaloshit na mëson t’i ndjekim zemrat dhe ëndrrat; ne duhet t’i shfrytëzojmë menjëherë mundësitë që na i ofron jeta në kërkim të çfarëdoje që na bën të lumtur.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të mira të këtij libri, të cilat do t’ju inspirojnë t’i ndiqni ëndrrat që i keni:

– “Dhe, kur të dëshironi diçka, i tërë universi konspiron për t’ju ndihmuar ta arrini atë”

– “Dikush dashurohet sepse dashurohet. Nuk nevojitet ndonjë arsye për të dashuruar”

– “Çdo njeri duket se e ka një ide të qartë se si tjerët duhet të jetojnë, por askush nuk ka ide se si ta jetoj jetën e vet”

– “Çdo bekim që injorohet shndërrohet në mallkim”

– “Dhe, kur nuk ka kthim prapa, ju duhet të brengoseni vetëm për mënyrën më të mirë për të ecur përpara”

– “Asnjëherë nuk do të jeni të aftë të ikni nga zemra juaj. Prandaj është më mirë ta dëgjoni çfarë po ju thotë”

– “Gjërat më të thjeshta janë gjithashtu më të jashtëzakonshmet, dhe vetëm të mençurit mund t’i shohin ato”

– “Kur ne dashurojmë, ne gjithmonë synojmë të bëhemi më të mirë sesa që jemi. Kur synojmë ë bëhemi më të mirë sesa që jemi, çdo gjë përreth nesh gjithashtu bëhet më mirë”

– “Është mundësia e realizimit të një ëndrre ajo e cila e bën jetën interesant”

– “Njerëzit janë të aftë, në cilindo periudhë të jetës së tyre, ta bëjnë atë që e ëndërrojnë”

– “Është vetëm një gjë e cila e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit”

– “Në një pikë të jetës sonë, ne e humbasim kontrollin e asaj çfarë po na ndodh neve, dhe jetët tona kontrollohen nga fati. Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *