Teatri Shqiptar në Shkup ka hapur mundësinë për praktikë në këtë institucion edhe atë në procesin artistik dhe ndihmës teknik për këto pozicione:
Dy manipulant për teknologjinë skenike
1 mjeshtër ndriçimi skenik
Të interesuarit duhet të kenë të kryer shkollim të mesëm ose të laftë dhe të kenë afinitetet për punë me teknologji.
Kandidatët mund të dërgojnë biografi të shkurtë në e-mail adresën: teatrishkup@gmail.com më së voni deri më 23.05.2019.
Kandidatët të cilët do të hyjnë në zgjedhjen më të ngushtë do të ftohen për intervistë.
“Të gjithë kandidatët do të informohen për rezultatet nga Konkursi përmes postës elektronike në afat prej 8 ditëve pas mbylljes së konkursit”. Qëndron në njoftimin e Teatrit. /Schoolture.info/