Jonida Maliqi çon në finalen e madhe të Eurovizionit Shqipërinë (video)

Pas performancës të fuqishme dhe mbresëlënëse Jonida Maliqi me “Khteju Tokës” arrin ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e madhe e treta me radhë pas Maqedonisë së Veriut. Këngëtarja në mbrëmjen e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit u paraqit e 14-ta me radhë dhe u pëlqye shumë nga publiku me ç’rast edhe i mori votat e mjaftueshme për të kaluar në finalen e madhe.

Nga nata e dytë gjysmëfinale në finale kaluan: Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Ajzerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta. Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.