Në Shkup sot dhe nesër (7 dhe 8 qershor) në sheshin Filipi i Dytë do të mbahet koncerti i dytë multikulturor i organizuar nga Shoqata Eko Vita Art- Shkup. Koncerti fillon nga ora 20.00.
Pjesëmarrës në natën e parë do të jetë Emin Salihi me bendin mysafirë special Filonid Aliu, Donika Domazeti, Hana Palloshi.
Në natën e dytë, do të performojë ansambli “Karshiaka”, Shka Liljan, Shka Jeni Joll, Studio Etnos, Adil Alush, Orkestra Çallgi merak dhe Grupi folklorik i ansamblit “Karshiaka”.
Përkrahës i manifestimit është Ministria e Kulturës.