Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

DENONCIMI/ Libra në gjendje të mjerueshme u janë dhënë nxënësve në shkollën “Petar Zdravkovski Penko”

Në adresën e faqes së njohur “Duam Çair të Pastër” ka ardhur një denoncim nga ana e një prindi i cili, ka shkruar se në shkollën fillore “Petar Zdravkvski Penko” nxënësve u kanë dhënë libra, të cilat janë në gjendje të mjerueshme.

“Përshëndetje, ju lutem shikoni çfarë libra u kanë dhënë sot fëmijëve në shkollën fillore “Petar Zdravkovski – Penko”! Libra gjysmë të shqyer, te kafshuar, të improvizuar me karton! Njëherë ftojmë drejtorinë e shkollës të merr masa lidhje me këtë problematikë, nëse nuk ndodh kjo, do të ankohemi në Ministrinë e Arsimit! TURP! PRIND I REVOLTUAR”, thuhet në denconicimin e prindërit. /Schoolture.info/