Të premten me datë 28 qershor në ora 14.30, ne Qendrën Informative Kulturore ne Shkup salën “1919”, do të organizohet manifestimi kulturor “ Teki Dervishi korifeu i letërsisë shqiptare ”
Kjo akademi përkujtimore mbahet me rastin e tetë vjetorit te vdekjes se Teki Dervishit dhe organizohet nga grupi joformal Odisse dhe me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës se Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrës do te jenë kritik letrar, aktor, miq dhe dashamirë te poetit, shkrimtarit, publicistit dhe dramaturgut te mirënjohur Teki Dervishi, te cilët me fjale rasti do të përkujtojnë krijimtarinë letrare të Teki Dervishit.