Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor – RACIO, vazhdon me implementimin e projektit Europian “PaRentsEdu – Roli i prindërve në edukimin jashtëshkollor të fëmijëve të tyre” projekt ky i financuar nga Komisioni Europian. Si pjesë e projektit janë edhe prezantimet apo më mirë thënë testimet e produkteve të projektit që janë: Doracaku për Prindër/Mësimdhënës/Edukatorë si dhe Platforma Mësimore.
Shkolla e parë që
pati mundësinë të dëgjojë dhe të testojë për së afërmi produktet e projektit si dhe për projektin në tërësi, ishte
Shkolla Fillore Imri Elezi në Komunën e Çairit.
Trajnimi u zhvilluar në hapësirat e shkollës më 25
Prill 2019.
Stafi i Qendrës Racio falemnderon Stafin e shkollës për pjesëmarrje në këtë trajnim si dhe për bashkpunim të vazhdueshëm ndërmjet të dy institucioneve.
Prezantimet vazhdojnë edhe në disa shkolla tjera që gravitojnë në Komunën tonë. /Schoolture.info/