Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Çarshia e Shkupit shndërrit nga veprat e Festivalit të dritave

Qytetarët edhe sot e nesër do të mund t’i shohin veprat e artistëve të ndriçimit me renome, të cilët janë shfaqur në Festivalin e dritave (Skopje Light Art District), që është hapur në Kurshumli an. Njëzet e pesë artistë, shoqata artistesh dhe grupe artistike nga vendi dhe nga jashtë në 18 lokalitete i ekspozojnë veprat e tyre, i kryejnë paraqitjet dhe performansat e tyre.

Artistët, me instalacione dhe paraqitje në shumë ngjyra dhe drita, të pranishmëve u paraqesin krijesa fantastike dhe mitike dhe përbindësha të cilët në mënyrë magjike dalin nga degët e pemëve ose janë të fshehura në disa pjesë të xhunglës urbane, pemët ndriçuese, performansat muzikore, 3Dprojeksionet dhe shumë atraksione tjera ndriçuese. Pika fillestare nga shtegu i festivalit është në çarshi, çon drejt skelës së Vardarit dhe përfundon në Parkun e Qytetit. Festivali i dritës për herë të dytë mbahet në Shkup. /MIA/