I Trashëgimisë̈ Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, si nismëtarë dhe ideatorë të projektit për Qendrës Përkujtimore “Bllacë 1999”, sot e bënë prezantimin e idesë themelore, që tashmë është shndërruar në një libërth të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, theksoi rëndësinë e kësaj qendre që do të ngritët në Bllacë, pikërisht në vendin ku historikisht janë bërë eksperimente të shumta ndaj shqiptarëve, por edhe si një vend shpëtimi për njerëzimin, që nga vitet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Më pas ai e prezantoi elaboratin e Qendrës, duke theksuar dimensionet e saj multifunksionale që duhet t’i ketë, si një vend përbashkues i shqiptarëve kudo që ndodhen ata.
Sipas Asanit, në bisedimet finale që pritet të zhvillohen mes Kosovës me Serbinë, kjo e fundit do të tentojë të kushtëzojë për amnisti, dhe të pengojë që çështja e gjenocidit mos të del në sipërfaqe të paktën për një shekull, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta – Prishtinë, dhe njëheri këshilltar i kryeministrit Haradinaj, tha se kjo qendër që po ngritët në një territor meskufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të ketë mbështetjen e dyanshme institucionale, prandaj e njëjta do të jetë temë edhe mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, e cila do të ndodhë së shpejti. Lluka theksoi se së shpejti do të shpallet edhe konkursi për planin ideor të Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit “Bllacë 1999”, dhe kjo qendër do të funksionalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë një rrëfim konkret dhe autokton i zullumit të madh të Serbisë ndaj Kosovës.
Broshura Qendra përkujtimore e gjenocidit “Bllacë 1999”, e përgatitur për botim nga Sevdail Demiri dhe Zeqirija Ibrahimi, përmban elaboratin e hollësishëm të Qendrës, si dhe materiale nga inaugurimi i saj.