Tre autorë fitues të çmimit “Fjalim strugan”

Mustafa Spahiu,  Lidija Kapushevska – Drakullevska dhe Nedelko Terziq janë fituesit e sivjetmë të çmimit ndërkombëtar “Fjalim strugan” të cilën për të pestën herë e ndan redaksia e revysë për letërsi “Valëvitje” nga Struga në kuadër të “Takimeve letrare strugane”. Çmimi do t’u dorëzohet në pjesën e fundit të këtij manifestimi që do të mbahet më 4 dhe 6 korrik në Strugë, Ohër dhe Vevçan. Mustafa Spahiu është poet, shkrimtarë, gazetarë, përkthyes dhe krik letrar nga Kosova. Çmimi i ndahet për merita të posaçme në veprimtarin e tij krijuese, mendimin progresiv dhe për përmirësimin e miqësisë kulturore në hapësirat e Ballkanit. Kapushevska-Drakullevska është shpërblyer për angazhimin e saj të deritanishëm në fushën e letërsisë dhe kulturës në vend dhe në botë.

Nedelko Terziq, shkrimtar, poet dhe dramaturg nga Serbia. Siç kumtoi organizatori, çmimin e fiton për merita të posaçme në ndërtimin e miqësisë mes autorëve dhe shteteve të Ballkanit dhe më gjerë. Fitues të deritanishëm të çmimit “Fjalim strugan” janë Valerio Orliq dhe Nikolla Shimiq Tonin nga Kroacia, Gjorge Dobre nga Rumania, Zharko Mileniq nga Bosnja e Hercegovina, Mujo Buqpapaj nga Shqipëria dhe autorët e Maqedonisë Vasil Tocinovski, Violeta Dimova, Pande Manajolov dhe Jordan Gjorçev.