Ka filluar sot panairi i librit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë panair do të marrin pjesë mbi 60 shtëpi botuese të cilët premtuan promovimin e titujve të rinj, ndërsa paralajmërojnë edhe lirime të mëdha, madje edhe deri në 70%.
Panairi po mbahet në ambient të hapur, afër Aqua Parkut (Arena A1- Salla Sportive Boris Trajkovski) prej sot deri më 14 shtator.
Organizatorët thonë se ata që do të hyjnë duhet të dëshmojnë certifikatë vaksinimi ose certifikatë për kovid të kaluar për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
Biletat për panairin e librit mund të blihen në vet panairin ose nëpërmjet faqes elektronike www.karti.mk
Për personat deri 18 vjeç, çmimi i biletës është 20 denarë.
Prej datës 8 deri 11 shtator panairi do të jetë i hapur prej orës 10.00-21.00. Nga data 12-13 shtator do të punojë prej orës 10.00-20.00, ndërsa më 14 shtator do jetë e hapur nga ora 10.00 deri në orën 17.00.
Përgatiti: Schoolture.info