TRAGJEDIA NË TETOVË/ Portali Schoolture dhe Qendra Racio shprehin ngushëllime: Të zbardhet kjo tragjedi!

Bashkëndjejmë me dhimbjen e gjithë qytetarëve të Tetovës por edhe të vendit tonë. Redaksia e portalit Schoolture së bashku me Qendrën Racio, shpreh ngushëllime deri tek të gjithë familjarët që kanë humbur më të afërmit e tyre në këtë tragjedi të madhe.  Të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë, ndërsa kërkojmë zbardhje urgjente të këtij rasti tragjik.

Ngjarje të tilla vetëm se e konfirmojnë faktin se punët duhet bërë me përgjegjësi dhe jo sa për të bërë diçka.

Humbja e një jetë të vetme është tragjedi në vete, e lerë më 14 sa janë të konfirmuar deri tani.

Shpresojmë që mos të rritet ky numër me shpres për ditë më të mirë se dita e djeshme.