Grupet muzikore të Maqedonisë Nokaut dhe Blla, blla, blla.., lokale Instinkt, Repriza dhe Ekstravaganca, si dhe Anima Nation greke sonte në Oteshevë do t’i argëtojnë banorët e Prespës dhe mysafirët e manifestimit “Njoftoje Prespën”.
Në suaza të manifestimit do të mbahet edhe panel diskutim me temën “Përfitimet evropiane për rajonin e Prespës – përvojat dhe mundësitë”.
Ngjarja mbahet në organizim të Komunës Resnjë, Gra rurale dhe Prespa Bike, në partneritet me BE-në për TY, Agjencinë për rini dhe sport, Spirit of Prespa, Prespa qytet dhe Eko Guerila.