“Njoftoje Prespën” – Promovim i traditës, ushqimit dhe kulturës në Prespë

Grupet  muzikore të Maqedonisë Nokaut dhe Blla, blla, blla.., lokale Instinkt, Repriza dhe Ekstravaganca, si dhe Anima Nation greke sonte në Oteshevë do t’i argëtojnë  banorët e Prespës dhe mysafirët e manifestimit “Njoftoje Prespën”.

Në suaza të manifestimit do të mbahet edhe panel diskutim  me temën “Përfitimet evropiane për rajonin e Prespës – përvojat dhe mundësitë”.

Ngjarja mbahet në organizim të Komunës Resnjë, Gra rurale  dhe Prespa Bike, në partneritet me BE-në për TY, Agjencinë për rini dhe sport, Spirit of Prespa, Prespa qytet dhe Eko Guerila.