Dje në Gostivar u mbaht nata e parë e Festivalit të 3-të Ndërkombëtar të Teatrove “Othello”, njofton Flaka.
Në natën e parë (jashtë konkurence) u prezantua Shfaqja “Jashtë bie borë” Teatri i Tetovës, Maqedonia e Veriut, me Autor: Vicenzo Salemme, Regjia: Qëndrim Rijani.
Nën luftën se kush do ta marrë pasurinë, dhe dyshimit se si mund të kishte vdekur nëna e tre vëllezërve që vdiqën nga mbi doza e morfinës, “Jashtë bie borë” do të tregojë se si vazhduan rrethanat në jetën e tre personazheve tragjik-komikë: A do të vazhdojnë të jetojnë në një shtëpi? A do shkojë gjithsecili në punën e vetë? A do t’i japin fund jetës apo do jetojnë të lumtur bashkë? Këto ishin kureshtjet që patër rastin ti shlyejnë njerëzit e pranishëm në sallë.
Sot 04.11.2019 nata e dytë do të jepet Shfaqja “Ay, Carmela” Teatri i luftës SARTR Sarajevë ( Bosnjë dhe Hercegovinë), me Autor: Jose Sanchis Sinisterra, dhe Regji: Robert Raponja.
”Është e rrallë që një shfaqje të përjetojë 20 vjet nga premiera e saj,Për klimën tonë teatrore, kjo është një ngjarje me rëndësi historike. “Ay Carmela” është e gjallë, e fortë, e guximshme, e mbushur me emocione. Kjo e bën atë një ngjarje pa kohë teatri. Përvojat e dhimbshme të luftës së viteve 1990 përshkojnë këtë histori, të vendosur në Luftën Civile Spanjolle. Për sa kohë që ka regjime që e privojnë njeriun nga liria e tij dhe përderisa ai ka diktatorë, të vegjël dhe të mëdhenj,
kjo shfaqje shkëlqen me energjinë e tij të qartë dhe të ndritshme të së mirës. Ajo gjithmonë do të flasë për pozicionin e artistit, dhe burrit të vogël, në kohërat e errëta. Kjo shfaqje do të jetë gjithmonë pjesë e luftës kundër çdo të keqe”, deklaruan organizatorë të cilët ftuan dashamirët e artit skenik që nesër mbrëma të vizitojnë festivalin.
05.11.2019 nata e tretë,
Shfaqja “Krimet e shekullit 21”
Teatri kombëtar “Jordan Haxhi Konstatinov Xhinot” – Veles (Maqedoni e Veriut),
Autor: Edvard Bond,
Regjia: Vladimir Milçin
Edward Bond është një nga dramaturgët më të rëndësishëm të jetesës, thellësisht i diskutueshëm për shkak të dhunës së portretizuar në shfaqjet e tij,
radikalizmit të pikëpamjeve të tij mbi teatrin dhe shoqërinë moderne dhe teoritë e tij të dramës.
“Krimi i Shekullit 21” u shkrua në vitin 1999, dhe aksioni është vendosur në gjysmën e dytë të shekullit 21 dhe është një vizion distrofik i një bote
në të cilën njerëzimi është nën kontrollin e plotë. Katër të mbeturit nga civilizimi janë refugjatë me vulë mikrocipi.
Ata fshihen në gërmadha dhe ikin nga ligji, dhe marrëdhënia e tyre mbizotëron nga frika se mos zbulohen.
06.11.2019 nata e katërt
Shfaqja “Pesë stinët e armikut të popullit” Qendra Multimedia Prishtinë – Kosovë,
Autor: Jeton Neziraj,
Regjia: Blerta Neziraj
PESË STINËT E ARMIKUT TË POPULLIT, flet për “heroin që komprometohet nga shumica” dhe për “përgjegjësinë e shumicës, si armike e të vërtetës dhe lirisë”
(Ibsen, përmes Stockmann). Por kjo shfaqje na flet edhe për hipokrizinë e misioneve të paqes të UN-it, të cilat, në emër të stabilitetit politik, në emër të paqes,
zhvillimit e të rikonstruktimit, mbyllin sytë përballë dr. Stokmanëve, dhe rrjedhimisht, bëhen pjesëmarrës në vrasjen e tyre.
“Njeriu më i fuqishëm në botë është ai që bënë ballë i vetëm”
― HENRIK IBSEN, Armiku i popullit
07.11.2019 nata e pestë,
shfaqja ” Lindja e Barbarës” Teatri shtetëror turk – Bursa (Turqi),
Autor: Duygu Ergun,
Regjia: Ece Okay
Një përpjekje për të ndërtuar një jetë në botën e Barbara, e rrethuar nga vetmia, varfëria dhe dëshpërimi pas okupimit dhe luftës,
e lindur nga dashuria e një ushtari gjerman dhe një gruaje polake.
08.11.2019 nata e gjashtë
Shfaqja “Shirli Valentina” Teatri “Aleksandër Moisiu – Durrës
në bashkëpunim me shoqatën #ejanëteatër,
Autor: Willy Russell,
Regjia Driada Dervishi
Aktorja e mirënjohur Olta Daku dhe regjisorja Driada Dervishi sjellin për herë të parë një nga veprat më të sukseshme të autorit anglez Willy Russell,
“Shirli Valentina”. Shfaqja është konceptuar në formën e një “One woman show”, ku përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.
“Shirli Valentina vjen nga një aktore që mishëron humorin, ashtu edhe ngrohtësinë, vrullin dhe kurajën, sarkazmën dhe autoironinë,e cila, përmes Shirlit,na fton për të besuar se nuk është asnjëherë shumë vonë për të realizuar ëndrrat. Flaka