Krijimtaria e autorëve maqedonas e prezantuar para lexuesve dhe botuesve turq në Stambol

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili këto ditë po qëndron për vizitë pune në Stamboll, Republika e Turqisë, mbrëmë në Muzeun e Artit mori pjesë në evenimentin në të cilin ishte prezantuar krijimtaria e disa autorëve maqedonas në Panairin e 38-të Ndërkombëtar të Librit në këtë qytet.
Para lexuesve dhe botuesve turq ishte prezantuar krijimtaria e autorëve të rinj maqedonas Sllavica Gaxhova – Sviderska, Petar Andonovski, Frosina Parmakovska dhe Mihajllo Sviderski. Për këtë qëllim ishte përpiluar edhe një katalog me fragmente nga veprat e tyre në prozë dhe poezi të përkthyera në turqisht.
Evenimenti, i organizuar nga Qendra Informative Kulturore në Stamboll, ishte në kuadër të projektit “Prezantimi i autorëve maqedonas në Stamboll” i organizuar nga shtëpia botuese “Vostok”.