Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me Artur Le Gal, drejtor i KEA European Affairs, qendra kërkimore politike ndërkombëtare e specializuar për kulturë, industri kreative dhe sport.
Ministri i Kulturës, Ismaili, i potencoi përpjekjet e mëdha që vendi i bën në fushën e industrive kreative dhe e ndau rëndësinë që këto industri e kanë ndaj shoqërisë dhe ekonomisë.
Qëllimi i takimit ishte të potencohet karakteri multidisiplinar i industrive kreative, të ndahen përvojat nga puna e bërë në fushat e ndryshme të veprimit kulturor dhe kreativ në rajon dhe të thellohet bashkëpunimi.
KEA European Affairs me seli në Bruksel i zhvillon politikat evropiane në kulturë dhe bashkëpunimi me këtë Qendër do të orientohet në promovimin e autenticitetit, origjinalitetit dhe diversitetit. Bashkëpunimi i ardhshëm në këtë fushë për Maqedoninë e Veriut do të thotë zhvillimi i kreativitetit të bazuar në kulturë dhe përfshirjen e çështjeve kulturore në fushat tjera politike. /