Ministri Ismaili në përmbylljen solemne të Festivalit “Vera e Ohrit”

 

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, mbrëmë në Ohër mori pjesë në përmbylljen solemne të Edicionit të 59-të të Festivalit “Vera e Ohrit” në të cilën u paraqit shfaqja “Odisej” nga Goran Stefanovski, në regjinë e Aleksandar Popovski.

Shfaqja, e cila mori një vlerësim të madh nga audiencë e shumtë, është bashkëproduksion i disa teatrove të rajonit: “Gavela” nga Zagrebi, Teatri “Ulisis” nga Brioni, Teatri Kombëtar Serb nga Novi Sadi, SNG Drama nga Maribori, “Atelie 212” nga Beogradi, Teatri Sterin dhe Teatri “Navigator” nga Shkupi.

Dramaturg i shfaqjes është Dora Delbjanko, skenografia është vepër e NUMEN-it dhe Ivana Radenoviq, kostumet janë të Marita Çopo, ndërsa autor i muzikës është “Foltin”.

Në shfaqjen luajtën: Ozren Grabariq, Anita Mançiq, Branko Jordan, Natasha Matjashec Roshker, Svetozar Cvetkoviq, Boris Isakoviq, Jasna Xhuriçiq, Dijana Vidushin, Franjo Dijak, si dhe aktori maqedonas Nikolla Ristanovski.

Në edicionin e sivjetëm të Festivalit “Vera e Ohrit” ishte prezantuar një ofertë e pasur dhe cilësore e artit me artistë të shquar vendorë, por edhe artistë dhe interpretues të shumtë nga Italia, Austria, Rusia, Bullgaria, Gjermania, Çekia, Sllovenia, Shqipëria, Norvegjia, Kroacia, Franca, Serbia, Kosova, Finlanda dhe vendet e tjera.

Në skenën e Teatrit Antik, në oborrin e Kishës së Shën Sofisë, në Kishën e Shën Sofisë, në Sarajin e Poshtëm dhe në Qendrën e Kulturës u mbajtën 50 ngjarje në fushën e muzikës, dramës dhe artit. Në hapjen solemne të festivalit, mysafire ishte violinistja e popullarizuar, aktorja britanike me famë botërore, Vanesa Mej, e cila interpretoi me Orkestrën e Filarmonisë dhe solistët vokalë të Operës dhe Baletit Nacional nën shkopin e dirigjentit të maestro Ivan Kozhuharov.