Kori dhe orkestra “Beshiktash” nga Stambolli sonte në Tetovë

Kori dhe orkestra “Beshiktash” nga Stambolli i Turqisë do të performojnë para publikut tetovar. Në kuadër të festivalit “Meridians” ato do të prezantohen sonte me fillim në orën 21:00 në sallën e madhe në Qendrën për kulturë “Ilo Anteski Smok” në Tetovë. “Korin dhe orkestrën do t’i drejtojë dirigjenti i njohur nga Turqia, Hamdi Demirxhioglu. Hyrja është falas për të gjithë të interesuarit”, kumtuan nga shoqata e kulturës “Artal” nga Tetova të cilët janë organizatorë të festivalit. Dje mbrëma kori dhe orkestra “Beshiktash” nga Stambolli performuan edhe në Gostivar. Ngjarjet mbështeten nga Ministria e Kulturës.