“Ekipi i hulumtuesëve i përbërë nga drejtori i ITSHKSH, Dr. Skender Asani dhe Mr. Isamet Bakiu, Asistent Hulumtues qëndruan në Romë nga 12 deri 22 korrik i 2019 ku zhvilluan një hulumtim të fondeve në Arkivin Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë e cila siguroi një leje speciale për qasje në dokumenta të rëndësishëm për historinë e popullit shqipëtar dhe atij maqedon.
Mbështetja që meriton falenderim erdhi nga Ambasada e republikës së Italisë në Shkup, Ministria e punëve të jashtme e Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë.
Një falenderim i posaçëm i takon edhe Dott. Ssa. Stefania Ruggeri si dhe gjithë personelit në Arkivin Historik Diplomatik që na ndihmuan pa hezitim në sigurimin e kutive dhe fondeve shtesë nga të cilat u siguruan mbi 10 000 dokumente të rëndësishme për shkencën dhe historinë si dhe aktivitetet diplomatike që ndërlidhen me shqiptarët dhe maqedonasit në periudha të ndryshme historike.” – shprehen nga ITSHKSH – SHKUP