Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Parlamenti e votoi Ligjin për arsimin fillor

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor. Më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH),  ndërsa sot me 58 vota “PËR” dhe 18 “PËRMBAJTUR” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua Ligji për arsimin fillor, njofton Portalb.mk.

Një nga ndryshimet thelbësore në ligjin e ri është edhe përfshirja e mësimit inkluziv (gjithëpërfshirës) në klasat e rregullta, realizimi Arsimit fizik dhe shëndetësor te klasat e ulëta të realizohet nga arsimtarët e sportit, zvogëlimi i numrit të nxënësve nëpër klasa.

Me këtë ligj, që ka gjithsej 183 nene, do të rregullohet procesi edukativo-arsimor që zhvillohet në shkollat fillore. Përndryshe, debati publik ka pasur mundësi të zhvillohet edhe online KËTU, në programin e Regjistrit të vetëm nacional elektronik në RMV.