50 botues në Panairin e Librit në Ulqin

“Kjo është bërë një traditë, një traditë e vyer, një traditë e shkëlqyer, jo vetëm i jep gjallëri, i jep jetë qytetit të kulturuar të Ulqinit, por ka një hapësirë më të gjerë, sepse këtu ka një mërgim të fuqishëm në mërgim”, u shpreh botuesi Arben Kondi.

Në Ulqin po zhvillohet panairi tradicional i librit ku marrin pjesë mbi 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata kanë prezantuar qindra botime të reja të realizuara brenda këtij viti.

Në edicionin e 19 të panairit janë mbledhur shumë organizatorë me dëshirën që të vendosen dhe intensifikohen marrëdhënie institucionale në rajon.