Ora letrare e poetëve të rinj, të cilët me interpretimet e tyre, jo vetëm që dëshmuan se poezia ka ndjenjë e shpirt, por, dhanë̈ mesazhe se nesër për kohën do të jenë edhe emra të letrave shqipe.
Nga Behare Neziri
Se poezia është vërtetë princeshë e artit dhe odeon i shpirtit të poetëve e në veçanti të poetëve të rinj, të cilët me poezitë e tyre jehuan sot në ambientet e restorant”Grandy”, Teovë, për të dëshmuar se kjo tokë shqiptare frymon shqip dhe, do të frymoj gjithmonë̈ mu ashtu siç frymojnë̈ damarët e tokës, që nga lashtësia e deri më sot, me bardhësinë e shpirtit, si plisi në kokë që simbolizon shpirtin e një kombi, që gjithmonë̈ diti të dhuroj vetëm paqe e lumturi dhe dashuri për njerëzimin duke mos e harruar, që ecjen nëpër kohë ta pagëzoj shqip si gjuhët e perëndive, që dimë̈ t’i lexojmë̈ nëpër datat e kohës.
Me ngjyrat e kësaj natyre të shpirtit poetik jehuan edhe poezitë̈ e poetëve dhe poeteshave nga mbarë trojet shqiptare të Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut, që kohës i dhënë një dëshmi për kohën, që do ta lexojnë̈ sytë e ardhmërisë në shenjë kujtese se si frymonte poezia shqipe me gjuhën e saj, nga poetët e rinj, që iu përgjigjen thirrjes të Shoqata e Shkrimtarëve OENEUM –Tetovë, për të nderuar Manifestimi letrar “Poetët e rinj”, si një derë e hapur për talentet e rinj, që artin e të shkruarit e kanë gjuhë shpirt e, poezinë̈ ballë krenarie.
Thënë shkurt e shqip, qëllimi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, me këtë manifestim dëshmon se është derë e hapur, që t’ua lëmë odeonin e “Oeneumit” gjeneratave të reja, poetëve e poeteshave, që besoj dhe jam e bindur se këtë flakadan shpirti, do ta lartësojnë edhe më tej.
Me këto fjalë dhe me fjalët përshëndetëse e filloj fjalën e saj, Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” zonja Behare Shabani-Neziri, duke vazhduar më tej me fjalët, si një Lidership, që vërtetë në shpirt e ka poezinë̈ dhe ardhmërinë e Shoqatës e sheh ndër penat, që premtojnë̈, se nesër do të jenë ambasador të kulturës shqiptare gjithandej trojeve shqiptare e më gjerë.
Duke e vazhduar më tej me fjalët: jam e lumtur, që vërtetë shoh mes nesh pena me talent të veçantë, jam krenare që sot, unë e hap këtë manifestim dhe, dashtë̈ Zoti, gjithmonë̈ krenarinë̈ time ta ndaj me Ju, poetë të rinj dhe Ju dashamirë të artit e poezisë̈.
Ndaj, më lejoni që të shpall të hapur Manifestimin poetik”Poetët e rinj” dhe, të falënderoj Ministrinë̈ e Kulturës së Republikës së Maqedonisë̈ për përkrahjen që na e jep dhe, shpresoj që gjithmonë̈ do të na përkrahin ngase ne si Shoqatë vërtetë jemi një Kala, ku valëvitet vetëm një flamur me simbolet: dije, urtësi dhe shpirt poetik, që dhimbje e plagë i lidhim apo më mirë thënë i shërojmë vetëm me dashuri, për jetën dhe tokën që na i fali Zoti.
Pas kryetares, zonj. Behare Shabani-Neziri, fjalën gjithashtu e mori edhe z. Ejup Ajdini, i cili foli për koherencën e Shoqatës dhe sukseset e saj, duke u bërë thirrje të rinjve, që ta vazhdojnë̈ rrugën e nisur, që nesër të jenë pena me emër mbrenda dhe jashtë̈ trojeve tona.
Më tej programi vazhdoi me promovimin e revistës “Plejada” dhe Antologjisë poetike “Odeoni i fjalës”, me fjalët e z. Rami Kamberi, i cili tha: kam nderin së pari të promovoj revistën “Plejada”, të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, e cila është si një qiell që kërkon shumë yje të shndritin në hapësirën e saj, ashtu siç kanë shndritur shumë yje, si me poezi, kritikë letrare dhe prozë e, shumë e shumë tituj për artin, që na bënë krenar, se ne dimë̈ të kultivojmë̈ atë, që ndër mileniume e kultivuan të parët tonë. Kurse për Antologjinë poetike “Odeoni i fjalës” mund të them, se: është Kala për poetët e rinj e ballë krenarie për shqiptarinë e më gjerë.
Por, ajo që ishte më madhore e këtij manifestimi, lirshëm mund të themi se ishte Ora letrare e poetëve të rinj, të cilët me interpretimet e tyre, jo vetëm që dëshmuan se poezia ka ndjenjë e shpirt, por, dhanë̈ mesazhe se nesër për kohën do të jenë edhe emra të letrave shqipe.
Më pas manifestimi vazhdoi me ndarjen e çmimeve, që i zgjodhën nga Juria, Rami Kamberi-Kryetar, Behare neziri-anëtare dhe Ejup Ajdini- anëtar.
Kështu që, sipas mendimit të jurisë u ndanë këto çmime:
• Vendi i parë, i takoi poetetes nga Kumanova – Arta Selmani
• Vendi i dytë, i takoi poetes nga Kërçova – Farije Selimi
• Vendi i tretë, i takoi poetes nga Tetovë – Rrezëarta Samiu
• Kurse çmimi special i takoi poetes nga Tetova – Alma Selmani
Falënderojmë Ministrin e Kulturës së RMV-ës për mbështetjen financiare, moderatoren Sadije Aliti, kitaristin Visar Ziberi, Produksionin Hi-Media, dhe Restorant Grand për kontributin e tyre në realizimin me suksese të këtij Manifestimi!