Dita e parë e testimit të platformës nacionale për mësim, menjëherë shfaqen problemet

Gjatë ditës së sotme ka filluar testimi i platformës nacionale për mësim, dhe menjëherë që në ditën e parë janë hasur probleme.
Së pari sistemi është rrëzuar, gjegjësisht, nxënësit dhe mësimdhënësit nuk kanë mundur të arrijnë deri tek faqja, dhe më pas pasi u mundësua qasja, nuk kanë mundur të kyçen.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës qetësojnë duke thënë se kjo është pjesë e testimit dhe se janë probleme momentale dhe se të njëjtat do të rregullohen.
Ata shtojnë se nuk bëhet fjalë për asnjë problem me platformën. /Schoolture.info/