Trashëgimia shpirtërore vjen e rrëfyer përmes instrumenteve muzikore të personaliteteve shqiptare në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ekspozita me objektet origjinale të tyre, zhvillohet në kuadër të muajit të muzikës.
Vegla muzikore, prodhime shqiptare si dhe objekte origjinale të personaliteteve shqiptare, dorëshkrimi i Hilë Nosit, korneri anglez i Fan Nolit, pllaka gramafoni të Tefta Tashko Koços, violinat e Heronjve të Popullit, Qemal Stafa dhe Ylbere Bylykbashi ekspozohen në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.
Kjo ekspozitë me vegla të rralla muzikore sipas muzikologut Vaso Tole duhet parë edhe si thirrje për të nxitur prodhimin e tyre, pasi shumë prej tyre rrezikojnë zhdukjen.
Korneri anglez i cili ekspozohet ka një domethënie të veçantë historik sipas Toles.
Ndërkohë që violina e Qemal Stafës është një objekt tjetër i rëndësishëm, ku është e lidhur sipas muzikologut me formimin e politikanëve në vitet ’30.
Ekspozita “Trashëgimia shpirtërore përmes instrumentave muzikorë” vjen në kuadër të muajit të muzikës. /ABC News