Më 11gusht në muzeun arkeologjik në Shkup do të hapet një ekspozitë ekskluzive nga Muzeu Kombëtar i Republikës së Kazakistanit, me titull “Udhëtimi i njeriut të artë në muzetë përrëreth botës”.>
Fokusi i ekspozitës është zbulimi më i famshëm dhe më i rëndësishëm arkeologjik i Kazakistanit – Njeriu i Artë, i njohur edhe si Tutankhamun kazak, i datuar në shekullin e 5. Shkencëtarët e identifikojnë atë si një luftëtar 18-vjeçar të popullit Saka.
Bashkëpunimi në fjalë është inicuar nga ambasadori shqiptar në këtë shtet, Muharem Mexhiti i cili me një serë aktivitesh po promovon shtetin e Maqedonisë në Kazakistan. Në kuadër të aktiviteteve kulturore të ambasadës veçojmë edhe pjesmarrjen e artistëve nga të dyja vendet nëpër festivale të ndryshme, si psh: Pjesmarrja e valltarit profesionist nga Shkupi Shkëlqim Bajrami në festivalin Shashu me rastin e shënimit të 20 vjetorit të kryeqytetit të Kazakistanit Nur- Sulltan.
Në ekspozitën që do të jetë e hapur deri më 11 gusht të këtij viti do të do të shfaqen gjithsej 189 artikuj ekskluzivë,duke përfshirë: bizhuteritë, artikuj me mbishkrime unik, pajisjet ushtarake, pajisjet të kuajve, sende nga zejtaria tradicionale etj.