Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta është garë vjetore e cila përkrah zhvillim të bizneseve të vogla, lokale të gjelbërta në Ballkanin Perëndimor.
Përpos në vendin tonë, gara mbahet çdo vit edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Greqi.
Termi “Ide të gjelbërta”, nënkupton ideja që kontribuojnë në ambientin jetësore, të cilët shfrytëzojnë resurse nga bashkësia lokale dhe kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm.
Tek ne në Maqedoni, garat për “Ideja të gjelbërta” organizohen nga shoqata “ARNO”. Gjithë ata që dëshirojnë mund të konkurrojnë në faqen (ww.zeleniidei.mk) ku edhe mund të zbresin formularët për aplikim. Afati është deri më 2 qershor.
“Nuk ke biznes ide? Mirë, por ke kohë që të mendosh ose përpunosh idenë tënde deri më 2 qershor dhe të aplikosh në projektin për ‘Ide të gjelbërta’”, thuhet në njoftimin e “ARNO” në rrjetin social facebook.
Ndryshe është mbajtur edhe punëtoria e parë, ndërsa video më poshtë do të ju ndihmon se si të aplikoni dhe të bëheni pjesë e garave për ide të gjelbërta. /Schoolture.info/