Festivali i Teatrit të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski” do t’i ndajë aktorit Bajrush Mjaku çmimin për vepër jetësore

Tetë shfaqje të teatreve të Maqedonisë do të jenë në garë oficiale për çmimin kryesor në festivalin e Teatrit maqedonas “Vojdan Cernodrinski” i cili do të mbahet prej 7 deri 15 Qershor në Prilep. Festivali do të sjellë edhe disa risi, ndërsa fituesit e çmimit për vepër jetësore janë aktori shqiptar Bajrush Mjaku dhe regjisori Vladimir Milçin. Këtë lajm e zbuloi drejtori artistik i festivalit, Katarina Kocevska.