Teatri i Gostivarit: Thirrje për propozim-projekte për vitin 2024

Teatri i Gostivarit shpall thirrje për propozim -projekte për vitin 2024 të cilët pas një paraseleksionimi do të dërgohen për  seleksionim zyrtar pranë Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Propozim-projektet duhet të përmbajnë:

1. tekstin e pjesës në gjuhën shqipe, maqedone apo angleze,

2. sinopsin,

3. konceptin regjisorial,

4. përshkrimin e skenografisë dhe kostumeve,

5. konstruksionin finansiar,

6. jetëshkrimet e autorëve,

7. Deklarata për dakordësinë e bashkëpunimit të bashkëpunētorëve

8. letër dakordësinë e autorit dhe vlerën e të drejtës së autorit.

Teatri i Gostivarit do t’i vlerësojë propozimet dhe do të vendosë në bazë të rrethanave, mundësive dhe nevojave në të cilat vepron.

Ansabmbli i teatrit numëron gjithsejt 11 aktorë nga të cilët:

3 gjuhë amtare maqedone        2F 1M

7 gjuhë amtare shqipe               3F 4M

1 gjuhë amtare turke.                        1M

Propozimet mund t’i dërgoni deri më datë 10 Qershor 2023, në e-mailin zyrtar të Teatrit të Gostivarit teatrigv@gmail.com