Teatri Kombëtar i Kosovës “zhvendoset” në Shkup

Trupa e teatrit Kombëtar të Kosovës, do të zhvendoset në Shkup për katër ditë.

Gjatë katër ditëve do të shfaqen katër shfaqje për publikun e Shkupit e më gjerë.

Sipas njoftimit të TKK-së, shfaqjet do të jepen nga data 21 deri më 24 shkurt.

Më poshtë është program i shfaqjeve

21 Shkurt – Gratë

22 Shkurt – Club Albania

23 Shkurt – Molly

24 Shkurt – Fausti

Të gjitha shfaqjet do të fillojnë në ora 20;00, në Teatrin e Shkupit.

Ndërkaq, biletat mund ti siguroni në biletarinë e teatrit çdo ditë nga 12:00h – 20:00h.