Në Panairin Ndërkombëtar të Librit që u mbajt në Shkup, libri “Atlasi kulturor i Islamit” i autorëve, Ismail R.el Faruki dhe Lamia el Faruki u shpërblye me çmimin për përpunimin më të mirë kompjuterik apo libër të botuar midis dy panaireve. Librin në shqip është prurje e Shtëpisë Botuese “Logos-A”.
Në një deklaratë për Schoolture.info nga Logos-A u shprehën se botimi i kësaj vepre mbulon një boshllëk të jashtëzakonshëm në botën shqiptare, kur janë në pyetje veprat që trajtojnë besimin, kulturën, dhe qytetërimin Islam.
“Vepra “Atlasi kulturor i Islamit” nga çifti bashkëshortorë, tanimë i ndjerë, Ismail R. Faruki, dhe Lamija Faruki, paraqet një prurje të re të Logos-A tek lexuesi ynë. Ky botim vjen në duart e lexuesve pas një punë vërtet madhore qoftë në planin teknik por edhe atë përmbajtjesor. Konsiderojmë që botimi i kësaj vepre mbulon një boshllëk të jashtëzakonshëm në botën shqiptare, kur janë në pyetje veprat që trajtojnë besimin, kulturën, dhe qytetërimin Islam”, deklaroi për Schoolture, Muhamed Jashari nga Logos-A.
Ai shtoi më tej si se lexuesi aty do të gjej informacione të mjaftueshme që nga Arabia e periudhës paraislame, për të vazhduar më pas me doktrinat, traditën, mistiken dhe manifestimin e jashtëm të Islamit, pra qytetërimin e tij.
“Atlasi kulturor i Islamit është i pajisur me mbi 200 fotografi, harta të periudhave të ndryshme, ilustrime etj. Urojmë që vepra në fjalë do të jetë prezentë nëpër bibliotekat e lexuesve por edhe institucioneve të ndryshme”, tha më tej Jashari për Schoolture.info.