Në SH.M.Q.SH “8 Shtatori” u mbajt “Panairi i parë shkollorë i industrisë së makinerisë dhe energjetikës- Gazi Babë 2019”

Në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “8 Shtatori” është mbajtur “Panairi i parë shkollorë i industrisë së makinerisë dhe energjetikës- Gazi Babë 2019”.

Pjesëmarrës në këtë panair ishin përfaqësues të komunës së Gazi Babës-Boris Georgievski, zv/ ministri i Arsimit dhe Shkencës- Petar Atanasov, përfaqësues të Byros për Zhvillim të Arsimit Profesional, Kompani të industrisë makineriko-energjetike nga vendi, mësimdhënës, nxënës dhe prindër.

Të premten Panairin edhe zyrtarisht e hapi kryetari i komunës Gazi Babë i cili mbajti edhe fjalim, ndërsa më pas nxënësit e shkollave fillore në mënyrë të organizuar erdhën për të vizituar panairi.

Zëvendës Drejtori i shkollës “8 Shtatori” Vullnet Iseni, për Schoolture.info u shpreh se në këtë Panair, nxënësit kishin mundësi për së afërmi të shohin drejtimet që i ofron kjo shkollë, si dhe të njoftohen me kompanitë që bëjnë pjesë në arsimimin dual (50%teori + 50%mësim praktik).

“Ata kishin rastin të shohin mbi njëzet kompani, të cilat me shtandet e tyre prezantuan prodhimet e veta, duke ju treguar se me këtë shkollim punësimi është i garantuar. Në njërin nga kabinetet u zhvilluan debate me përfaqësues të kompanive,profesorëve, nxënësve, dhe gazetarëve, që kishin për qëllim të ngrihet vetëdija tek nxënësit që shkollimin e tyre të mesëm ta vazhdojnë në shkolla profesionale teknike, me çka do të kenë një të ardhme më të mirë. E gjithë kjo zgjati dy ditë, ku përveç mësimdhënësve me aktivitetet e tyre morën pjesë edhe nxënësit tanë”, ka deklaruar Iseni. /Schoolture.info/