Akuadukti i Shkupit është nga të fundit në Ballkan, i cili është i ruajtur në tërësi. Për fat të keq, nuk mund të lëvdohemi se kjo është meritë e jona. Për atë e quajta kryevepër të ndërtuesve të moçëm, që i ka sfiduar shekujt, fatkeqësitë natyrore, luftërat dhe njerëzit. Tani kemi rastin që atë ta korrigjojmë. Atë dhe po bëjmë – tha ministrja e Kulturës”, Irena Stefoska, në vizitë pune sot në lokalitetin tek Akuadukti i Shkupit. E shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Aco Kostov, dhe nga drejtori i Qendrës për Konservim – Shkup, Kole Çapkanovski, Stefoska paralajmëroi se sot fillon faza e parë e konservimit dhe restaurimit në Akuaduktin e Shkupit.
“Mbrojta është punë e shtrenjtë, por nuk është asgjë në raport me vlerën e kësaj të mire kulturore. Akuadukti nuk është material ndërtimor për të pandërgjegjshmit dhe të pavetëdijshmit, as sef me ndonjë pasuri të fshehur nga vjedhësit. Përkundrazi, vetë Akuadukti është vlerë e çmuar”, tha Stefoska.
Ajo shprehu bindjen se institucionet do t’i japin tërë dijet dhe aftësitë në mbrojtje të tij, se siç tha ajo, e kemi për obligim, Akuaduktin ta promovojmë para botës, e cila e njeh vlerën e këtyre monumenteve dhe i vendos në hartat turistike si destinacione atraktive.
“Por, para se të ndodh kjo, këtë vlerë duhet ta promovojmë këtu. Për fat të keq, kam përshtypjen se shumica e dinë ku është „Siti moll“, por nuk e dinë ku është ujësjellësi i lashtë dhe çfarë paraqet ai. Dikush ndoshta do të thotë: „Kjo dhe e ka shpëtuar “. Por, jam e bindur se prej sot Akuadukti e fiton kujdesin dhe vëmendjen e merituar”, tha Stefoska.
Drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Aco Kostov në konferencën e sotme për shtyp theksoi se bëhet fjalë për punë të shtrenjtë dhe voluminoze dhe me gjasë do të kërkojë kohë më të gjatë.
“Tani ia fillojmë punës nga pozicioni zero, dhe ajo është që, në radhë të parë të ruhet gjendja fizike e Akuaduktit. Më vjen mirë që do të fillojnë punimet dhe shpresoj në përfundim të mirë dhe të suksesshëm, shtoi Kostov.
Siç tha ai, do të punohet në më shumë segmente, do të përfshihen më shumë njerëz profesionistë nga fusha të ndryshme, arkitektë, konservatorë, historianë dhe të tjerë.
“Shpresoj se ky do të jetë fillimi i një plani ku Akuadukti do të jetë vend adekuat për Shkupin, për të gjithë turistët dhe qytetarët e tjerë të vendit. Shpresoj se do të inkuadrohen edhe fushat tjera, dhe kjo do të jetë një hapësirë e bukur për manifestime të ndryshme, për të rinjtë, për kulturën, për sportin dhe të tjerë”, potencoi Kostov.
Sipas drejtorit të Qendrës për Konservim – Shkup, Kole Çapkanovski, ky vit është shumë i rëndësishëm në pjesën e mbrojtjes së trashëgimisë.
“Së pari fillohet me aktivitete rreth kanalit, gjegjësisht ujërave që dikur këtu ishin të begatë, të cilat do t’i drejtojmë nga kanali tjetër. Procesi i radhës do të jetë përforcimi i shtyllave. Këtu jemi që ta ruajmë këtë vepër, të ketë një beneficion për vetë shtetin tonë në të gjitha pikëpamjet”, tha drejtori Çapkanovski në konferencën e sotme për shtyp.
Në konferencën për shtyp u theksua se Qeveria, para pak kohësh, solli vendim për shpallje të Akuaduktit për trashëgimi kulturore më rëndësi të veçantë, nënkatogori me domethënie ekskluzive, për shkak të asaj se, ky monument madhështor posedon vlera, jo vetëm me rëndësi të madhe nacionale, por ai i përket edhe tërë njerëzimit. Me këtë, Akuadukti i Shkupit e fitoi aktin më të lartë për mbrojtje, që mundëson ruajtje afatgjate të vlerave të tij në kuptimin kulturor dhe historik.