FOTO/ Njihuni me jahtin hotel

Vendi më i ri luksoz në Miami, SHBA, ku mund të kalojnë pushimet miliarderët nuk është një hotel me 5 yje ose super-apartament, por një jaht.

Arkup40, kushton 1.600 dollarë nata dhe ka gjithçka për të kaluar pushimet e ëndrrave: vaskë, pamje spektakolare nga oqeani, madje edhe shërbim dhome që vjen me motoskaf.

Jahti ka dy dhoma gjumi e dy tualete, si dhe është mjaftueshëm i fortë për të përballuar stuhitë.

Kompania që e ka prodhuar shprehet se ky jaht nuk është banesë, por duhet të shihet si hotel, pasi ka më shumë leverdi sesa të shkosh në Maldive dhe të paguash një vilë mbi ujë. \A2