SA PIKËLLIM NË NJË FOTO/ Imami i Xhamisë Mustafa Pashë duke e falur vet taravijën e parë të Ramazanit

Foto: Arbnora Mehmeti

Një foto e shpërndarë nga fotografja, Arbnora Mehmeti, ndoshta më së miri e përshkruan pikëllimin që ndjenjë besimtarët myslimanë në këto momente, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ndonëse viteve tjera, pamja do të ishte krejtësisht ndryshe, radhë të gjata të besimtarëve në rrugë për të falur taravijën e parë të Ramazanit, por jo edhe sonte.

Situata me koronavirusin ka bërë që besimtarët mysliman të presin fillimin e Ramazanit në shtëpitë e tyre dhe namazet t’i kryejnë individualisht. Është një pamje të cilën askush nuk është mësuar ta shoh, është një pamje e cila në vete sjell trishtim. Sidoqoftë shpresojmë që situata me koroanvirusin të stabilizohet dhe sa më shpejt e mundur të festojmë dhe presim Ramazanin ashtu siç jemi mësuar dhe ashtu siç e meriton.

(Në foto imami i xhamisë Mustafa Pash i cili është vet duke e falur namazin e taravisë)

Përgatiti: Schoolture.info