Sot 15 vjet më parë u publikua videoja e parë në Youtube – zgjaste vetëm 18 sekonda

Platforma e videove ‘Youtube’ ka mbushur 15 vite që prej ngarkimit të videos së parë, gjatësia e së cilës ishte 18 sekonda.

Megjithatë, edhe sot videoja, e krijuar nga bashkëthemeluesi i YouTube, Jawed Karim, po vazhdon të jetë e frekuentuar.

Në pamjet në fjalë, që janë shikuar më shumë se 90 milionë herë, Karim përshkruan vizitën e tij për të parë në kopshtin zoologjik të San Diego të Kalifornisë, SHBA.

“Ja pra, jemi këtu para elefantëve”, tregon Karim, i cili ishte 26 vjeç në atë kohë.

Sot, në platformën YouTube thuhet: “Misioni ynë është t’u japim zë të gjithëve dhe t’ua shfaqim botën atyre”.